Intervistë: Rashit Qalaj       

Author

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Nëntor 14, 2018

Ndiqeni intervistën me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

Qalaj përgjigjet për tema dhe raste të shumta, të cilat ndërlidhen me funksionimin e Policisë së Kosovës. Ndër të tjera, Qalaj përgjigjet në pyetjet se me përkrahjen e kujt është përzgjedhur në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë? Cilat janë raportet e Qalajt me politikanët? Çfarë thotë Qalaj për procesin e rekrutimit dhe gradimit në Policinë e Kosovës? A do të ketë ndikime politike në rekrutim dhe gradim të policëve? Çfarë thotë Qalaj për skandalet në Polici si vjedhja në dhomën e dëshmive, problemet e vazhdueshme me prokurimin, rrahjen e qytetarëve në pikë të ditës nga zyrtarët policor dhe amnistinë e vazhdueshme të zyrtarëve policor për shkeljet e tyre? Si i ka vlerësuar Qalaj këto skandale? Çfarë thotë Qalaj për shtyllën më problematike të kritikuar vazhdimisht, shtyllën e hetimeve? Çfarë thotë Qalaj për shtyllën më problematike dhe më të përfolur të hetimit të krimeve ekonomike në Policinë e Kosovës? Pse ka bërë lëvizje të disa zyrtarëve nga pozita të larta në Policinë e Kosovës? Çfarë thotë për lëvizjen e Nazim Sahitit? Pse po dështojnë rastet e korrupsionit? Si do të vazhdojë me lëvizjet e pozitave brenda Policisë së Kosovës? Çfarë thotë Qalaj për rastin e dosjes Lumezi? Pse janë lëvizur zyrtarët policor, të cilët kanë punuar në hetimin e dosjes Lumezi, i cili është mbyllur në afat rekord prej 21 ditëve? Çfarë thotë për rastin e Gylenistëve? Çfarë thotë Qalaj për zhvillimet në Inspektoratin Policor të Kosovës? Çfarë thotë për Hilmi Mehmetin e shkarkuar nga IPK e të rikthyer në Polici? Çfarë thotë për zhvillimet e reja në Inspektoratin Policor, rreth raportimeve për hakmarrje në IPK? Çfarë thotë për rastin e përfshirjes së djalit të dyshuar të tij ish-Shefit të Policisë, tash të AKI-së Shpend Maxhuni? Çfarë thotë për fenomenin e grabitjeve të armatosura në pikë të ditës? A duhet sipas Qalajt të punojnë në Polici, policët që nuk e kalojnë verifikimin e AKI-së? A duhet të përfshihet Policia e Kosovës në procesin e vetingut? Cilat janë pritjet e Qalajt për anëtarësimin e Policisë së Kosovës në Interpol?

Gjatë emisionit do të ndiqni edhe rubrikën e monitorimit të rasteve të korrupsionit të përgatitur nga hulumtuesit e emisionit “Betimi për Drejtësi”.