Intervistë: Nehat Thaçi

Author

“Betimi për Drejtësi”

Maj 23, 2018

Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi” për sfidat në Shërbimin Korrektues të Kosovës (SHKK). Cilat janë problemet dhe prioritetet e drejtuesit të ri të SHKK-së? Si do të rregullohet çështja e pozitave që për kohë të gjatë kanë funksionuar me ushtrues detyre? A do të vazhdojë të ketë ndikim politik brenda SHKK-së? Si do të trajtohet problemi i tenderomanisë? A do të ndalohet praktika e kundërligjshme e cila ka mundësuar kontrabandë të madhe në Qendrën Korrektuese të Dubravës dhe qendra të tjera? A do të vazhdojnë të kenë privilegje joligjore të ashtuquajturit “komandantët e burgjeve”? Sa do të ndryshojë aspekti i sigurisë në burgjet e Kosovës? A do të vazhdojë të ketë arratisje të të burgosurve?

Për të gjitha këto dhe më shumë, ndiqeni intervistën me z.Nehat Thaçi, drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Gjatë emisionit ndiqeni rubrikën e monitorimit të rasteve të korrupsionit të përgatitur nga hulumtuesit e emisionit “Betimi për Drejtësi”.