Intervistë: Ferid Agani

Author

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Maj 8, 2019

Ndiqeni intervistën me ish-Ministrin e Shëndetësisë, Ferid Agani, për gjykimin e rastit të njohur “Stenta 1”.

Një ndër aktakuzat më të mëdha të ngritura pas luftës, dhe që i takon profilit të lartë, është aktakuza e rastit të njohur si “Stenta”. Për shkak të numrit të madh të akuzuarve, Gjykata Themelore në Prishtinë kishte vendosur që gjykimi ndaj tyre të zhvillohej ndaras, përkatësisht sipas veprave penale për të cilat ngarkohen ata. Në këtë drejtim, në rastin “Stenta 1”, për keqpërdorim të pozitës zyrtare, akuzohen ish-Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, dhe ish-Sekretari i Përgjithshëm i kësaj ministrie, Gani Shabani. Me 24 prill, Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli aktgjykim dënues, me të cilin Ferid Agani është dënuar me 2 vjet e 6 muaj burgim efektiv, ndërsa Gani Shabani është dënuar me 2 vjet burgim efektiv. Se si e vlerëson ish-Ministri Agani aktgjykimin e shkallës së parë,  dhe çfarë thotë ai për procesin e stentimeve gjatë mandatit të tij, ndiqeni intervistën e plotë.

Gjatë emisionit do të ndiqni edhe rubrikën e rregullt të monitorimit të rasteve të korrupsionit në të gjitha Gjykatat e Kosovës.