Intervistë ekskluzive: Jorgan K. Andrews

Author

“Betimi për Drejtësi”

Janar 25, 2020

Prishtinë, 25 janar 2020 – Ndiqeni intervistën ekskluzive me Ndihmës Asistentin e Sekretarit të Departamentit të Shtetit, Jorgan K. Andrews.

Z. Andrews këtë javë ka qëndruar për vizitë në Kosovë, ku ka zhvilluar takime dhe ju është adresuar një forumi të shoqërisë civile mbi rolin e sundimit të ligjit.

Z. Andrews është intervistuar nga Ehat Miftaraj dhe në fokus ka rëndësinë e sundimit të ligjit në Kosovë.

Ndihmës Asistenti i Sekretarit të Departamentit të Shtetit, Jorgan K. Andrews ka folur  për rëndësinë e pavarësisë, paanshmërisë dhe transparencës së sistemit të drejtësisë për t’i adresuar kërkesat e qytetarëve për të marr drejtësi.

Z. Andrews po ashtu ka folur lidhur me atë se si institucionet e drejtësisë duhet të jenë të transparente dhe llogaridhënëse dhe se pse kritikat e shoqërise civile duhet marr seriozisht nga institucionet publike.

Natyrisht në fokus të kësaj interviste është edhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Për të gjitha këto, ndiqni intervistën ekskluzive me Ndihmës Asistenti i Sekretarit të Departamentit të Shtetit, Jorgan K. Andrews.

Gjatë emisionit si zakonisht do të ndiqni edhe rubrikën e monitorimit të rasteve të korrupsionit në sistemin e drejtësisë.