Intervistë ekskluzive: Elez Blakaj (Pjesa e parë)

Author

“Betimi për Drejtësi”

Shtator 12, 2018

Ndiqeni pjesën e parë të intervistës ekskluzive me prokurorin e dorëhequr Elez Blakaj në emisionin “Betimi për Drejtësi”, për rastin e veteranëve të rrejshëm, rast për të cilin Blakaj kishte ngritur aktakuzë dhe e kishte nënshkruar, por që e njëjta nuk ishte dorëzuar në Gjykatë.

Pse u dorëhoq prokurori special Elez Blakaj? Çfarë thotë Blakaj për kërcënimet, presionet dhe ndërhyrjet në hetimin e rasteve të profilit të lartë? Çfarë strategjie ka përdorur Blakaj si prokuror për hetimin e rastit voluminoz të veteranëve të rrejshëm? Cilët janë dëshmitarët dhe provat kyçe që mund të provohen në Gjykatë për rastin e veteranëve të rrejshëm? Pse nuk u dorëzua aktakuza e nënshkruar në gjykatë? Si ka ndërhyrë politika dhe drejtuesit e sistemit prokurorial në krye me Kryeprokurorin Aleksandër Lumezi në hetimin e veteranëve të rrejshëm? A u intervistua Kryeparlamentari Kadri Veseli për rastin e veteranëve nga prokurori Blakaj? Çfarë ndërhyrje kishte bërë Kryeprokurori Lumezi për mosintervistimin e Kadri Veselit? Çfarë marrëveshje kishte bërë Blakaj me Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale për ta shmangur ndikimin dhe ndërhyrjet e Kryeprokurorit Lumezi në hetimin e rastit të veteranëve? Çfarë thotë Elez Blakaj për gjuhën e Kryeministrit Haradinaj dhe ndërhyrjet që sipas tij, ia ka bërë në procesin e hetimit të veteranëve? Çfarë thotë Blakaj për ndikimet politike dhe të grupeve të interesit në sistemin prokurorial? Sipas tij, sa është i politizuar sistemi prokurorial dhe sistemi i drejtësisë në Kosovë? Pse nuk ka adresa ku prokurorët me integritet mund t’i adresojnë shqetësimet e tyre për ndikim, presion e kërcënim? Nga kush janë të kapura këto mekanizma të kontrollit dhe disiplinimit në sistemin prokurorial?

Për këto dhe më shumë, ndiqeni pjesën e parë të intervistës ekskluzive me prokurorin e dorëhequr Elez Blakaj.

Gjatë emisionit do të ndiqni edhe rubrikën e monitorimit të rasteve të korrupsionit në të gjitha Gjykatat Themelore të Republikës së Kosovës.