Intervistë ekskluzive: Elez Blakaj (Pjesa e dytë)

Author

“Betimi për Drejtësi”

Shtator 19, 2018

Ndiqeni pjesën e dytë të intervistës ekskluzive me prokurorin e dorëhequr Elez Blakaj në emisionin “Betimi për Drejtësi”, për reagimet në lidhje me aktakuzën e veteranëve, e cila është dërguar e ndryshuar në Gjykatë, dhe për ndërhyrjet e Kryeprokurorit të Shtetit Aleksandër Lumezi në aktakuzën e rastit Pronto.

Çfarë po ndodhë me aktakuzën e veteranëve të dërguar nga Prokuroria Speciale në Gjykatë? Pse është ndryshuar aktakuza e prokurorit Blakaj? Si janë futur emrat e veteranvëve të vërtetë në aktakuzë? Çfarë thotë Blakaj e çfarë Prokuroria? Çfarë thotë prokurori i dorëhequr Elez Blakaj për kërcënimet, presionet dhe ndërhyrjet në hetimin e rastit të Prontos? Si Kryeprokurori Aleksandër Lumezi ka ndërhyrë në rastin e Pronto dhe çfarë provash ekzistojnë për ndërhyrjet e tij?

Për këto dhe më shumë, ndiqeni pjesën e dytë të intervistës ekskluzive me prokurorin e dorëhequr Elez Blakaj.

Gjatë emisionit do të ndiqni edhe rubrikën e monitorimit të rasteve të korrupsionit në të gjitha Gjykatat Themelore të Republikës së Kosovës.