Intervistë ekskluzive: Blerim Isufaj

Author

“Betimi për Drejtësi”

Shkurt 1, 2020

Prishtinë, 1 shkurt 2020 –Ndiqeni intervistën ekskluzive me Kryeprokurorin e posazgjedhur të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj. Pas zgjedhjes në krye të Prokurorisë Speciale, Isufaj përgjigjet në shumë tema, duke filluar prej mënyrës së ardhjes së tij në këtë prokurori e deri tek premtimet se kur priten rezultate konkrete në luftimin e korrupsionit të profilit të lartë dhe krimit të organizuar.

“Betimi për Drejtësi” ka pyetur Kryeprokurorin Isufaj se si erdhi në pozitën e Kryeprokurorit të PSRK-së? Cilat ishin shkeljet në procesin e përzgjedhjes së Kryeprokurorëve në konkursin e fundit të shpallur nga Këshilli Prokurorial? Si i komenton Kryeprokurori Isufaj kritikat e shoqërisë civile dhe Ambasadave që e mbështesin sistemin prokurorial se procesi i udhëhequr nga KPK për zgjedhjen e Kryeprokurorëve, është përcjellur me shkelje, të cilat e kanë cenuar integritetin e procesit? Si i komenton taboret në KPK, në mbështetjen e kandidatëve të caktuar për Kryeporkuror? A ka pasur ndikime nga brenda dhe jashtë nga politika në procesin e zgjedhjes së Kryeprokurorëve? A e ka përkrahur ndonjë parti politike zgjedhjen e Blerim Isufajt në krye të PSRK-së? Cilat janë raportet e tij me LDK-në, AAK-në dhe PDK-në? Si i komenton Kryeprokurori Isufaj ndikimet politike në sistemin e drejtësisë? Çfarë thotë ai për ndikimin politik, të cilin e theksojnë vazhdimisht raportet vendore dhe ndërkombëtare? Çfarë thotë Isufaj për kritikat e shumta për Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi, i cili është dëgjuar të jetë pjesë e aferës së përgjimeve Pronto? Si i komenton ai akuzat për ndërhyrje të Kryeprokurorit Lumezi në rastin Pronto? Çfarë thotë Isufaj në lidhje me akuzat e ish-prokurorit special Elez Blakaj, për ndërhyrje në rastin e Veteranëve nga Blerim Isufaj? Si është gjendja në Prokurorinë Speciale, sipas Isufajt? Cilat janë problemet kryesore në PSRK? Cili është vizioni i Kryeprokurorit Isufaj për Prokurorinë Speciale? Si i komenton Isufaj gjetjet e theksuara në raportin e ekspertëve të Komisionit Evropian në lidhje me performancën e PSRK-së? Çfarë thotë ai për konstatimet se PSRK ka probleme serioze në hetimin e rasteve të korrupsionit dhe krimit të organizuar? Çfarë thotë për cilësinë e aktakuzave të ngritura nga PSRK, e cila vlerësohet të jetë e dobët? Pse po rrëzohen aktakuzat e PSRK-së? Si e komenton konstatimin e ekspertëve të KE-së, se vetëm një nga prokurorët e intervistuar në kohën sa kanë qëndruar në Kosovë e ka kuptuar legjislacionin për sekuestrim dhe konfiskim të pasurisë së jashtëligjshme? Çfarë thotë Kryeprokurori Isufaj për mungesën e aktakuzave për korrupsion ndaj profilit të lartë gjatë vitit 2019? A do të ndryshojë qasja e PSRK-së në punën e saj, duke shmangur spektaklet me aktakuza ndaj profilit të lartë, të cilat vazhdimisht po dështojnë në gjykata? A do të lejojë Isufaj vazhdimin e spektakleve nga prokurorët e PSRK-së apo do të ketë llogaridhënie dhe rezultate konkrete? Si do të riorganizohet PSRK, sipas vizionit të Isufajt? Sa Departamente tjera do t’i shtohen kësaj Prokurorie dhe cilat janë ato? Pse nuk ka rezultate në zbardhjen e rasteve të krimeve të luftës? Çfarë kërkese ka Kryeprokurori Isufaj ndaj politikës për PSRK-në?

Për këto dhe më shumë, ndiqeni intervistën ekskluzive me Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj.

Gjatë emisionit do të ndiqni si zakonisht, rubrikën e monitorimit të rasteve të korrupsionit në sistemin e drejtësisë.