Intervistë ekskluzive: Albulena Haxhiu

Author

“Betimi për Drejtësi”

Shkurt 8, 2020

Prishtinë, 8 shkurt 2020 – Ndiqeni intervistën ekskluzive me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu për fushën e sundimit të ligjit. Si e ka gjetur ministrja Haxhiu, Ministrinë e Drejtësisë? Sipas ministres Haxhiu cilat janë problemet kryesore në sistemin e drejtësisë? Çfarë do të ndodhë me procesin e rishikimit funksional të sektorit të sundimit të ligjit? Cila është zgjidhja për ta pastruar sistemin e drejtësisë dhe institucionet e agjencionet tjera që e zbatojnë ligjin? Si e parasheh ministrja Haxhiu procesin e vetingut për të gjitha institucionet e drejtësisë dhe agjencionet që e zbatojnë ligjin? Sa do të zgjatë ky proces dhe kush do të përfshihet në të? Sa do të zgjasë faza e parë e vetingut, e cila pritet të pastrojë individët pa integritet dhe të afërt me politikën e krimin nga institucionet e drejtësisë? A do të ketë më “lepuj” në sistemin e drejtësisë? Si është menduar t’i qasen krijimit të Burosë së Hetimeve? Kur do të ndodhë kjo? Çfarë thotë ministrja Haxhiu për projektin e quajtur “Drejtësia 2020”? Çfarë do të bëjë me këtë projekt? A do të ndalen supermenët e institucioneve publike që të ushtrojnë shumë pozita? Kur do të kompletohet legjislacioni sekondar për parandalimin e konfliktit të interesit? Kur do të kompletohet legjislacioni sekondar për Ligjin e Sinjalizuesve? Si do të bëhet dekriminalizimi i politikës në Kosovë? Si do t’i qasen ligjit “antimafia”? Kur do të bëhet Ligji për Qeverinë? Si do të vepron me kandidatët për noterë, të cilët janë në pritje nga procesi i kontestuar në publik? Çfarë do të ndodhë me atë që e kanë kaluar provimin me meritë? Në mars skadon mandati i Komisionit për Provimin e Jurisprudencës, a do ta emërojë Aleksandër Lumezin sërish në këtë Komision?

Për të gjitha këto dhe më shumë, ndiqeni intervistën me Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Gjatë emisionit, do të ndiqni edhe rubrikën e monitorimit të rasteve të korrupsionit në të gjitha Gjykatat e Kosovës të përgatitur nga hulumtuesit e “Betimit për Drejtësi”.