Intervistë: Bahri Hyseni

Author

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Shkurt 5, 2019

Ndiqeni intervistën me Kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Bahri Hyseni.

Hyseni përgjigjet për tema dhe raste të shumta, të cilat ndërlidhen me administrimin e sistemit prokurorial, rezultatet në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, performancën e Këshillit Prokurorial, transparencën, llogaridhënien, lidhjet me politikën, aferën e përgjimeve pronto, prej të cilës dy prej atyre që janë protagonistë në këtë rast, Bahri Hyseni dhe Aleksandër Lumezi, sot janë në krye të sistemit prokurorial të Kosovës, si dhe planet konkrete për të ardhmen. Hyseni përgjigjet edhe në pyetjet për të kaluarën politike dhe arritjen e shpejtë të tij në krye të sistemit prokurorial.

Gjatë emisionit do të ndiqni edhe rubrikën e rregullt të monitorimit të rasteve të korrupsionit në të gjitha Gjykatat e Kosovës.