INTERVISTË: AMBASADORI AMERIKAN, GREG DELAWIE

Author

“Betimi për Drejtësi”

Dhjetor 14, 2016

Ndiqeni intervistën ekskluzive me Ambasadorin Amerikan në Kosovë, Greg Delawie për fushën e sundimit të ligjit në Kosovë. Çfarë thotë Ambasadori Delawie për nivelin e sundimit të ligjit në Kosovë? Për ndikimin politik në sistemin e drejtësisë? Për korrupsionin brenda sistemit të drejtësisë? Për qeverisjen e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial? Për nivelin e transparencës dhe llogaridhënies në sistemin e drejtësisë? Cilat janë pritjet nga Gjykata Speciale? Për të gjitha këto dhe më shumë, ndiqni intervistën e dhënë nga Ambasadori Delawie për emisionin “Betimi për Drejtësi”.

Gjatë emisionit do të ndiqni rubrikën e monitorimit të rasteve të korrupsionit nga ekipi “Betimi për Drejtësi” në të gjitha Gjykatat Themelore të Republikës së Kosovës.