Humbja e milionave nga “gabimet” e drejtësisë

Author

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Mars 16, 2019

Prishtinë – Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi” për humbjet e milionave nga buxheti i shtetit për shkak të “gabimeve” të prokurorëve apo gjykatësve.

Çfarë shumash kërkojnë personat që paraburgosen apo që ndaj tyre zhvillohen procese gjyqësore, por në fund shpallen të pafajshëm ?

Si ka ndodhur që vetëm në disa raste kërkesat për kompensim të prekin shifrat e dhjetëra milionë eurove ?

Sa është shuma që të akuzuar të ndryshëm janë kompensuar gjatë tri viteve të fundit, pasi që janë shpallur të pafajshëm ?

Çfarë thonë për këtë dukuri përfaqësues të sistemit gjyqësor dhe prokurorial, avokatët dhe njohës të sistemit të drejtësisë në vend ?

Gjatë emisionit, do të ndiqni edhe rubrikën e rregullt të monitorimit të rasteve të korrupsionit në të gjitha gjykatat e Kosovës.