HETIMI I PASURISË SË MILIONERËVE

Author

“Betimi për Drejtësi”

Prill 20, 2016

Çka po ndodhë me deklarim të pasurisë? Shumë kallëzime penale për mos raportim apo deklarim të rremë të pasurisë janë ngritur nga Agjencia Kundër Korrupsionit. Çka po ndodhë me këto raste? Cili është efekti i kriminalizimit të kësaj vepre? Si të hetohet pasuria e milionerëve? Kush janë udhëheqësit e institucioneve dhe prokurorët që po po injorojnë raportet vendore dhe ndërkombëtare përfshi Raportin e Progresit, Departamentit të Shtetit Amerikan, Freedomhouse etj? Cilat janë fushat më të korruptuara sipas AKK-së? Sa ka afera korruptive në sistemin gjyqësor dhe prokurorial? Sa kallëzime penale ka bërë AKK për vepra korruptive? Çfarë po bën Prokuroria dhe Gjyqësori për luftimin e korrupsionit? Sa ka llogaridhënie në sistemin prokurorial dhe gjyqësor? Sa raste të konfliktit të interesit paraqiten gjatë vitit dhe ku qëndrojnë problemet më të mëdha në parandalimin dhe luftimin e konfliktit të interesit? Pse s’ka vullnet që të ketë një rregullim si duhet të Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit? Si duhet të rishikohet mandati i AKK-së? Për të gjitha këto dhe më shumë, ndiqeni intervistën me Drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, z. Hasan Preteni.