Hallakama për zgjedhjen e Kryeprokurorit

Author

“Betimi për Drejtësi”

Shkurt 18, 2015

Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi” për hallakamën për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit. Në këtë emision do të shpalosen detaje të veprimeve dhe vendimeve të Këshillit Prokurorial rreth procesit të zgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit. Do të shpalosen tensionet dhe akuzat e ndërsjella të kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit, anëtarëve të Këshillit Prokurorial rreth këtij procesi. Do të ndiqni se ajo që ngjan në mbledhjen e Këshillit Prokurorial nga prokurorë të niveleve të larta, që i bjen se janë juristë së paku me përvojë, më së paku ngjan në profesionit, të cilët e zbatojnë ligjin. Do të ndiqni se si zbatuesit e ligjit, bëjnë rregulla, pa e pasur idenë se çfarë po bëjnë… Do të ndiqni se si anëtarët e Këshillit Prokurorial miratojnë rregullore, për të cilat, kur zgjohen nga gjumi pas disa muajsh dhe kujtohen se çfarë kanë miratuar, bëhen pishman.

Do të ndiqni se si në procesin e zgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit, keqpërdoret emri i Ambasadës Amerikane dhe Bashkësisë Ndërkombëtare.

Do të ndiqni përgjigjet kërcënuese të prokurorëve special në pyetjet e emisionit “Betimi për Drejtësi”.

Gjatë emisionit, si zakonisht do të ndiqni rubrikën e rregullt të emisionit “Në Kërkim”, në të cilën janë paraqitur tre prej personave më të kërkuar nga organet policore.