Gara për Kryeprokuror të Shtetit

Author

“Betimi për Drejtësi”

Shkurt 4, 2015

Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi” për garën për Kryeprokuror të Shtetit. Në këtë garë në listën përfundimtare ishin gjashtë kandidatë, por tani ka mbetur vetëm një kandidat për Kryeprokuror të Shtetit. Pesë prej kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit, janë tërhequr nga gara. Çka ka ndodhur që u tërhoqën pesë kandidatët nga gara? Çfarë arsye dhe çfarë akuzash kanë drejtuar kandidatët e tërhequr nga gara për anëtarët e Këshillit Prokurorial? Si do të rrjedh procesi i përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit ?

Për të diskutuar për këtë temë, “Betimi për Drejtësi” ka ftuar shumë mysafirë, por vetëm dy prej tyre kanë pranuar të ballafaqohen dhe ata janë dy kandidatët e tërhequr nga kjo garë për Kryeprokuror të Shtetit:

  1. Shyqyri Syla – tani ish-kandidat për Kryeprokuror të Shtetit, njëherësh Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë dhe
  2. Imer Beka gjithashtu ish-kandidat për Kryeprokuror të Shtetit, njëherësh Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë

Në fillim të emisionit, do të ndiqni rubrikën e zakonshme të emisionit, rubrikën “Në Kërkim”, në të cilën do të paraqiten tre prej personave më të kërkuar nga organet policore.

Ndërsa, gjatë emisionit do të ndiqni dy storie tjera të përgatitura në rubrikën “Në Fokus”.

“Në Fokus” të stories së parë janë arsyet e tërheqjes së pesë kandidatëve nga gara për Kryeprokuror të Shtetit. Storia është përgatitur nga gazetarja Hyrije Mehmeti.

“Në Fokus” të stories së dytë janë paraqitur arsyet e mos pjesëmarrjes në emision të kandidatit të vetëm, i cili ka mbetur në garë, Aleksandër Lumezi.