Funksionimi i drejtësisë si pasojë e koronavirusit

Author

“Betimi për Drejtësi”

Mars 22, 2020

Prishtinë – Për shkak të gjendjes së krijuar nga pandemia globale koronavirus, të gjitha institucionet e drejtësisë i kanë kufizuar aktivitetet e tyre, në përputhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës.

Sa po zbatohen këto vendime në praktikë nga zyrtarët e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK)? A është reduktuar stafi në të gjitha institucionet e drejtësisë siç edhe parashihet në vendime? A janë dezinfektuar objektet e tyre? A do të humbin qytetarët afatet ligjore, për shkak të gjendjes së krijuar dhe reduktimit të punës së gjyqësorit?

Për të gjitha këto dhe më shumë, ndiqeni intervistën me drejtorin ekzekutiv të Institutit të Kosovës për Drejtësi, z.Ehat Miftaraj.

Gjatë emisionit do të ndiqni edhe një storie të përgatitur nga monitorimi i të gjitha institucioneve të drejtësisë gjatë kohës së pandemisë Covid-19, për të parë zbatimin e vendimeve të Qeverisë së Kosovës për mbrojtje nga kjo pandemi. /BetimipërDrejtësi