Enigmat e drejtësisë në rastin Dehari dhe të tjerët

Author

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Nëntor 2, 2019

Ndiqeni hulumtimin e ekipit të “Betimi për Drejtësi” për trajtimin e rastit të sulmit me raketahedhës ndaj Kuvendit të Kosovës, i cili kishte ndodhur më 4 gusht 2016.

Në lidhje me këtë rast, fillimisht kishte pasur 6 aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët dyshoheshin se ishin përfshirë në kryerjen e këtij sulmi. Njëri prej tyre, tani i ndjeri Astrit Dehari, kishte vdekur në rrethana të dyshimta në Qendrën e Paraburgimit në Prizen, derisa po mbahej nën masën e paraburgimit. Pas gati dy muajve nga vdekja e dyshimta e Deharit, Prokuroria Speciale kishte akuzuar katër aktivistët e Vetëvendosjes për sulmin ndaj Kuvendit përfshi ish-deputetin Frashër Krasniqi, Atdhe Arifin, Egzon Halitin dhe Adea Batushën.

Ekipi “Betimi për Drejtësi” ka raporuar në vazhdimësi për këtë rast qysh prej ngritjes së aktakuzës më 28 dhjetor 2016. Gjykimi i këtij rasti kishte filluar gusht 2017 dhe pas 5 seancave të mbajtura, aktgjykimi ishte shpallur më 17 nëntor 2017, në të cilin katër aktivistët e Vetëvendosjes ishin dënuar me 21 vite e gjysmë burgim, pasi ishin gjetur fajtor lidhur me akuzat për terrorizëm, që ata i bënte përgjegjës për sulmin me raketahedhës në Kuvendin e Kosovës më 4 gusht 2016. Ky aktgjykim ishte prishur në shkurt 2018, pas ankesave në Gjykatën e Apelit, e cila kishte konstatuar se trupi gjykues i kryesuar nga gjykatësi Beqir Kalludra, ka bërë shkelje ligjore dhe ky rast duhet të trajtohet edhe njëherë nga shkalla e parë.

Si u trajtua nga policia, prokuroria dhe gjyqësori rasti i sulmit ndaj Kuvendit të Kosovës, për të cilin u akuzuan aktivistët e Vetëvendosjes? Si u trajtua i dyshuari aso kohe, tani i ndjeri Astrit Dehari? Në cfarë rrethana vdiq Astrit Dehari dhe si u trajtua nga drejtësia vdekja e tij ed dyshimtë? Cilat janë shkeljet e monitoruesve të drejtave të njeriut në këtë rast? Si ka mundësi që një rast për terrorizëm, i cili është kthyer në rigjykim, të mos rinisë as pas gati dy vitesh të kthimit në rigjykim? Për të gjitha këto,ndiqni hulumtimin e Gzim Shalës dhe Leotrim Gashit.

Gjatë emisionit do të ndiqni edhe rubrikën e rregullt të monitorimit të rasteve të korrupsionit në të gjitha Gjykatat e Kosovës.