Drejtësia pa progres – Raporti i Progresit

Author

“Betimi për Drejtësi”

Nëntor 11, 2015

Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi” për gjetjet e Raportit të Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2015 për fushën e sundimit të ligjit. Cilat janë dështimet kryesore të sistemit të drejtësisë në Kosovë? Çfarë ndikimesh politike sfidojnë sistemin e drejtësisë? Si gjyqësori vazhdon të nënshtrohet nga ndikimi politik? Si Raporti i Progresit konteston emërimet dhe mandatet paqarta në Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit? Pse nuk ka vullnet politik për luftimin e korrupsionit? Pse nuk ka vullnet nga bartësit e funksioneve prokuroriale dhe gjyqësore për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar? Raporti i Progresit çfarë rezultate konkrete kërkon në fushën e sundimit të ligjit?

Për të diskutuar për këto tema, mysafirë të Betim Musliut janë:

Nehad Idrizi – Këshilli Gjyqësor i Kosovës
Ariana Qosaj Mustafa – Instituti KIPRED dhe
Ehat Misftaraj – Instituti i Kosovës për Drejtësi

Si zakonisht gjatë emisionit do të mund të ndiqni se kush janë tre prej personave më të kërkuar prej organeve policore në rubrikën “Në Kërkim”.