DREJTËSIA NË ZGJEDHJE

Author

“Betimi për Drejtësi”

Qershor 10, 2014

Në emisionin “Betimi për Drejtësi” do të ndiqni dy tema të rëndësishme. Në temën e parë do të mund të ndiqni debatin rreth interpretimeve kushtetuese të marrëveshjes së arritur mes partive opozitare, Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për të qeverisur vendin në mandatin e ardhshëm katër vjeçar. Për këtë temë debatojnë dy juristë, aktivistë të shoqërisë civile: Florent Muqaj dhe Fisnik Korenica.

Ndërsa, në vazhdim të emisionit “Betimi për Drejtësi”, ndiqeni debatin për drejtësinë në zgjedhjet parlamentare 2014. Si funksionoj shteti për këto zgjedhje? Si funksionuan institucionet e drejtësisë për këto zgjedhje? A pati vjedhje e manipulime të votave? Sa persona u arrestuan në ditën e votimit? A u mbushën kutitë e votimit në Aqarevë dhe disa fshatra të Skënderajt? Apo kjo ishte një dezinformatë? Çfarë thotë drejtësia për këtë dhe si po zhvillohen hetimet?

Për të diskutuar për të gjitha këto tema, mysafirë të Betim Musliut janë:

Znj. Laura Pula, Koordinatore Nacionale në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit

Z. Shyqri Syla, Kryeprokuror në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë

Z. Naim Rexha, Zv/drejtor i Përgjithshëm në Policinë e Kosovës

Z. Xhemail Peçani, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Gjatë emisionit do të ndiqni rubrikat e rregullta të emisionit “Betimi për Drejtësi”, përfshi rubrikat “Në Kërkim” ku do të shfaqen tre ndër personat më të kërkuar nga organet policore, “Në Fokus” ku do të prezantohet puna e prokurorëve në rastet e korrupsionit dhe “Në Fokus” do të transmetohet storia e cila tregon për garën e përfunduar në Këshillin Prokurorial të Kosovës për përzgjedhjen e e Kryeprokurorit të Shtetit.