Drejtësia në kolaps

Author

“Betimi për Drejtësi”

Mars 18, 2015

Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi” për drejtësinë në kolaps. Do të ndiqni një raport të gjatë të hallakamave, akuzave e kundër akuzave në rrafshin personal e familjar në mes të anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) rreth mandatit shtesë të anëtarëve dhe procesit të zgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit. Do të trajtohen edhe problemet e mandateve të kontestuara edhe në Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KGJK). Gjithë këto hallakama për mandate të anëtarëve të dy këshillave po zhvillohen në kohën kur më shumë se dy javë gjykatësit janë futur në grevë dhe në tërësi ka kolapsuar sistemi i drejtësisë. Betejat mund të vazhdojnë në Gjykatën Kushtetuese, nëse Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga, dërgon kërkesat e Gjykatës Supreme dhe u.d. Kryeprokurorit të Shtetit, për të vlerësuar mandatin shtesë të anëtarëve në KGJK dhe KPK. Pas akuzave të rënda në mes të anëtarëve të KPK-së, ata kanë arritur një marrëveshje, duke krijuar paqe përkohësisht. Çfarë janë marrë vesh anëtarët e Këshillit Prokurorial? Për të gjitha këto do të ndiqni materialet e përgatitura nga mbledhjet dhe konferencat e mbajtura në KPK dhe KGJK. Pas këtyre materialeve, do të ndiqni intervistën me Kryetarin e Gjykatës Supreme të Kosovës, z. Fejzullah Hasani, rreth këtyre hallakamave në sistemin e drejtësisë, rreth mandatit shtesë të anëtarëve të KGJK-së, rreth grevës së gjykatësve, gjendjes së gjyqësorit në Kosovë dhe krijimit të Gjykatës Speciale.

Si zakonisht do të ndiqni rubrikën e rregullt të emisionit “Betimi për Drejtësi”, rubrikën “Në Kërkim” ku do të shfaqen tre prej personave më të kërkuar nga organet policore.