Drejtësia në grevë

Author

“Betimi për Drejtësi”

Mars 3, 2015

Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi” për grevën e filluar nga punonjësit e sistemit të drejtësisë. Çfarë kërkojnë gjykatësit, prokurorët dhe punonjësit e administratës gjyqësore dhe prokuroriale? Çfarë rritje të pagave kërkojnë ata? Çfarë shtesash kërkojnë t’iu kompensohen? Si duhet të zbatohet kontrata kolektive, sipas përfaqësuesve të Sindikatës së Judikaturës së Kosovës? Çfarë do të ndodhë me rregullimin e kushteve në Pallatit të Drejtësisë? A do të sigurohet udhëtimi për të gjithë punonjësit e administratës gjyqësore dhe prokuroriale? Çfarë qëndrimi kanë në lidhje me këto greva zyrtarët e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial?

Për të diskutuar për këto tema, mysafirë të Betim Musliut janë:

Fatmir Behrami, Prokurori i Shtetit
Shkëlzen Maliqi, Sekretariati i Këshillit Prokurorial të Kosovës
Vahid Limani, Sekretariati i Këshillit Gjyqësor të Kosovës
Asllan Rusinovci, Sindikata e Pavarur e Judikaturës

Në fillim të emisionit do të ndiqni rubrikën e zakonshme të emisionit, rubrikën “Në Kërkim” për të parë se kush janë tre prej personave më të kërkuar nga organet policore.

Ndërsa gjatë emisionit do të ndiqni dy storie, në të cilat “Në Fokus” do të jenë kërkesat e punonjësve të administratës gjyqësore dhe prokuroriale dhe përgjigja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës.