Drejtësia në duar të vendorëve?

Author

“Betimi për Drejtësi”

Maj 27, 2014

Në emisionin “Betimi për Drejtësi” ndiqeni debatin “Drejtësia në duar të vendorëve”. Si ka funksionuar sistemi i drejtësisë vendore në Kosovë? Sa janë të gatshëm policët, prokurorët dhe gjykatësit vendorë të marrin përgjegjësitë e EULEX-it në duart e veta? Deri tash a kanë dhënë dëshmi institucionet e drejtësisë vendore se janë të aftë dhe të guximshëm të ndjekin dhe gjykojnë rastet e krimeve të luftës, krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë? Për të diskutuar për këtë temë të ftuar të Betim Musliut në emisionin “Betimi për Drejtësi” janë panelistët:

Znj. Sevdije Morina, Zv/Kryeprokurore në Prokurorinë Speciale e Republikës së Kosovës
Z. Agim Maliqi, Anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës
Z. Naim Rexha, Zv/drejtor i Policisë së Kosovës dhe
Z. Dastid Pallaska Avokat

Gjatë emisionit “Betimi për Drejtësi” mund të ndiqni rubrikën e rregulltë “Në Kërkim” si dhe rubrikën “Në Fokus”, në të cilën do të shpaloset historiku dhe tranzicioni në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.