“DREJTËSIA” NË DHOMËN E POSAÇME TË GJYKATËS SUPREME

Author

“Betimi për Drejtësi”

Shkurt 1, 2017

Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi” për “drejtësinë” që ndahet në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës. Kontestet e procesit të privatizimit në Kosovën e pas luftës dhe paditë e shumta të ish-punëtorëve të ndërmarrjeve të privatizuara kanë bllokuar Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës. Kjo Dhomë, tash për tash ka në punë mbi 21 mijë lëndë të pazgjidhura. Sipas një përllogaritje të thjeshtë, bazuar në numrin e lëndëve të pazgjidhura dhe numrin aktual të gjykatësve, rezulton se për të zgjidhur vetëm lëndët aktuale, pa pranuar lëndë të reja në punëm nevojiten së paku 10 vite. Në emisionin “Betimi për Drejtësi” do të mund të ndiqni padrejtësitë ndaj ish-punëtorëve të ndërmarrjes Qyqavica rreth mos kompensimit kompensimit të tyre dhe mosfunksionimit efikas të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës. Përveç trajtimit të këtij rasti, përgjatë emisionin do të shfaqen problemet e funksionimit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës. Për më shumë rreth kësaj teme, ndiqeni storien e përgatitur nga Besarta Maliqi dhe Bukurezë Surdulli.

Gjatë emisionit do të mund të ndiqni rubrikën e monitorimit të rasteve të korrupsionit të përgatitur nga hulumtuesit e emisionit “Betimi për Drejtësi”.