Dosja e manipuluar e Kryeprokurorit të Shtetit

Author

“Betimi për Drejtësi”

Tetor 25, 2017

Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi” për “Dosjen e manipuluar të Kryeprokurorit të Shtetit”. Në këtë emision, do të transmetohet një hulumtim i thellë i zhvilluar nga ekipi “Betimi për Drejtësi” dhe KohaVision, i cili dëshmon se gjithçka rreth dosjes së Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi është e manipuluar. Manipulimi i dosjes së Kryeprokurorit Lumezi, dëshmohet në tri dokumentet kyçe që dëshmojnë rrjedhën e kryerjes së provimit të jurisprundencës nga kandidatët. Në këtë hulumtim, do të ndiqni se si në dy prej këtyre tri dokumenteve kyçe, emri i Aleksandër Lumezit shkruhet mbi një dosje tjetër? Si është zbuluar se dosja e Lumezit është ndërtuar mbi dosjen e kandidatit Zymer Krasniqi? Si dosja e Kryeprokurorit nuk përputhet me vetë certifikatën e publikuar nga vetë Kryeprokurori dhe CV-ja e tij në uebfaqe? Si është e mundur që provimi i jurisprundencës, sipas dosjes bazë, të përfundojë me 26 prill 1991, ndërsa në CV dhe në certifikatë, Kryeprokurorit i shkruan 25 prill 1991? Si është e mundur që në kuadër të të gjithë fondit të librave që gjenden në arkiv dhe që i takojnë judikaturës, të gjitha librat të jenë origjinale, ndërsa vetëm librat e provimit të jurisprundencës të jenë të fotokopjuara, në mesin e tyre evidentimi i kandidatit Aleksandër Lumezi.

Gjatë emisionit do të ndiqni edhe rubrikën e monitorimit të rasteve të korrupsionit të përgatitur nga hulumtuesit e “Betimi për Drejtësi”.