Dokumentari ekskluziv nga SHBA “Sinjalizuesit e korrupsionit”

Author

“Betimi për Drejtësi”

Dhjetor 9, 2019

Prishtinë – Emisioni “Betimi për Drejtësi” ka shfaqur dokumentarin ekskluziv nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës – “Sinjalizuesit e korrupsionit”.

Kosova ka një vit që e ka miratuar Ligjin për Mbrojtjen e Sinjalizuesve dhe qëllimi i realizimit të këtij dokumentari, të mbështetur nga Ambasada Amerikane në Kosovë, është vetëdijësimi për praktikat e mira të sinjalizimit dhe mbrojtjes së sinjalizuesve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të mobilizuar të gjithë akterët institucional, zyrtarët publikë dhe punësuarit në sektorin privat për të luftuar keqpërdorimet përmes sinjalizimit.

Dokumentari “Sinjalizuesit e korrupsionit” shfaq praktikat e mira të sinjalizimit të shkeljeve dhe mbrojtjes së sinjalizuesve, të cilat i referohen rasteve të hulumtuara në disa shtete në ShBA, si në Washington DC, New York, Chicago dhe Miami.

Në këto katër shtete të SHBA-së janë intervistuar protagonistë sinjalizues të korrupsionit, aktiviteteve tjera kriminale dhe shkeljeve të ndryshme, përfaqësues të institucioneve dhe agjencive ligjzbatuese, përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe gazetarë hulumtues.

Dokumentari “Sinjalizuesit e korrupsionit” është shfaqur në emisionin “Betimi për Drejtësi”, në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit 2019”, aktivitet tradicional që mbështetet nga Ambasada Amerikane në Kosovë.