Dështimet në ndjekje dhe gjykim të korrupsionit të profilit të lartë

Author

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Dhjetor 19, 2018

Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi” për dështimet e prokurorive dhe gjykatave në ndjekje dhe gjykim të korrupsionit të profilit të lartë. Luftimi i korrupsionit të nivelit të lartë në Kosovë, fillon dhe mbaron me deklarata politike për të raportuar korrupsionin në Prokurori apo Polici.

Ekipi i “Betimi për Drejtësi” ka zhvilluar një hulumtim të detajuar në lidhje me luftën kundër korrupsionit të profilit të lartë në tri vitet e fundit. Sa aktakuza ndaj profilit të lartë janë ngritur tri vitet e fundit për vepra të natyrës korruptive? Kush janë personat e akuzuar të profilit të lartë në këto tri vite? Kush i ka ngritur e kush i ka përfaqësuar këto aktakuza? Sa persona të profilit të lartë përballen me më shumë se një akuzë për korrupsion, dhe kush janë ata? Si janë gjykuar këto raste në shkallë të parë dhe shkallë të dytë? A kemi ende një person të profilit të lartë me aktgjykim dënues të vërtetuar? Çfarë thonë përfaqësuesit e prokurorisë dhe gjyqësorit për rezultatet në luftën kundër korrupsionit të profilit të lartë?

Gjatë emisionit do të ndiqni edhe rubrikën e monitorimit të rasteve të korrupsionit të përgatitur nga hulumtuesit e emisionit “Betimi për Drejtësi”.