Dështimet në luftimin e korrupsionit

Author

“Betimi për Drejtësi”

Shtator 6, 2017

Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi” për dështimet e sistemit të drejtësisë në luftimin e korrupsionit në Kosovë. Cili është niveli i korrupsionit që po luftohet në Kosovë? Sa për qind e aktakuzave të prokurorëve të profilit të ulët dhe të mesëm dështojnë në gjykata? Sa për qind e aktakuzave të prokurorëve për profilin e lartë dështojnë në gjykata? Cilat janë rastet e profilit të lartë të aktakuzave të dështuara në gjykata? Kush është fajtor për dështimin e rasteve të korrupsionit në gjykata? Si e pranon dështimin në luftimin e korrupsionit të profilit të lartë Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi? Kush është fajtor për këto dështime sipas Kryeprokurorit Lumezi? Kush duhet të mbahet përgjegjës për këto dështime sipas Kryeprokurorit Lumezi? Sa janë fajtor gjykatësit dhe si duhet të mbahen përgjegjës ata sipas Kryeprokurorit Lumezi? Pse për Kryetaren e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Afërdita Bytyçi, aktakuzat e prokurorëve për korrupsion po ngritën pa prova dhe dëshmi? Pse sipas saj gjykatësit po i hudhin këto aktakuza? Pse sipas saj nuk po luftohet korrupsioni i vërtetë nga prokurorët? Pse sipas Kryetarit të Gjykatës së Apelit në Prishtinë, Hasan Shala, prokurorët janë duke bërë luftë për statistika por nuk janë duke luftuar korrupsionin e vërtetë? Pse sipas Kryetarit Shala, komentimi i vendimeve gjyqësore nga sistemi prokurorial paraqet ndërhyrje në pavarësinë e gjyqësorit? Pse sipas Kryesuesit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, askujt nuk i lejohet t’i komentoi vendimet gjyqësore?

Gjatë emisionit, do të ndiqni rubrikën e monitorimit të rasteve të korrupsionit të përgatitur nga hulumtuesit e emisionit “Betimi për Drejtësi”.