Burgu i Femrave

Author

“Betimi për Drejtësi”

Shkurt 10, 2016

Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi” për Qendrën Korrektuese të Femrave në Lipjan. Ndiqni rrëfimet ekskluzive të të burgosurave të dënuara, në mesin e tyre Besarta Kastrati Harxhi dhe shtetasja e huaj Natali Velija. Si jetojnë të burgosurat në burg? Cilat janë ankesat kryesore për shkeljen e të drejtave të të burgosurave? Cila është cilësia e ushqimit për të burgosurat? Çfarë sjellje ka stafi korrektues ndaj të burgosurave? Kush privilegjohet prej të burgosurave në këtë burg? Çfarë shërbimi mjekësor ofrohet për të burgosurat? Çfarë thonë të burgosurat për mëshirën e Presidentes Atifete Jahjaga dhe pse ndihen të diskriminuar nga e para e shtetit? Për të gjitha këto do të ndiqni intervista ekskluzive me të burgosurat e kësaj qendre. Gjithashtu, do të ndiqni intervistën me drejtorin e kësaj Qendre Korrektuese, Heset Loku.