BURGU I DUBRAVËS

Author

“Betimi për Drejtësi”

Nëntor 12, 2014

Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi” për njërën ndër qendrat më problematike korrektuese në Kosovë, Burgun e Dubravës. Çka ofron Burgu i Dubravës? Cila është gjendja e sigurisë? Si kanë ndodhur arratisjet spektakulare nga ky burg? Si ka bashkëpunuar stafi për këto arratisje? Çfarë thonë menaxhmenti për këto arratisje? Çfarë thotë njëri prej protagonistëve të arratisur katër herë nga burgjet, Bujar Basha? Pse futen mjetet e palejueshme në burg si telefonat celularë, armë të ftohta, të nxehta dhe droga të ndryshme? Kush i lejon këto? Sa ka veprimtari korruptive brenda këtij burgu? A ka të atillë që janë Zot brenda burgut? Sa realizohen të drejtat e të burgosurve? Cilat janë ankesat e të burgosurëve? Sa arrijnë të burgosurit që të risocializohen për t’iu kthyer jetës normale në liri?

Për të gjitha këto do të ndiqni intervistat ekskluzive me të dënuarit e rrezikshmërisë së lartë që vuajnë dënimet në Burgun e Dubravës. Ndiqni rrëfimet ekskluzive të burgosurit, Bujar Basha, protagonist i arratisjeve spektakulare nga burgjet e Kosovës dhe të burgosurit tjetër të dënuar me 30 vjet burgim për vrasje të rëndë. Gjithashtu, do të ndiqni intervistat me menaxhmentin e Burgut të Dubravës dhe me organizatat që merren me monitorimin e respektimit të të drejtave të të burgosurve.

Si rregullisht do të ndiqni rubrikën e emisionit “Betimi për Drejtësi”, rubrikën “Në Kërkim”.

“Betimi për Drejtësi” transmetohet të mërkurën prej orës 21:00, ndërsa repriza pas një jave në mesditë.