Beteja për drejtësi

Author

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Nëntor 7, 2018

Prishtinë – Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi” për historinë e zvarritjes së një lënde me lëndime të rënda të një aksidenti trafiku.

Sa është kompensimi që kërkon e dëmtuara nga aksidenti dhe cila është arsyeja që kompania e sigurimeve refuzon një kompensim të tillë? Pse është pezulluar procedura gjyqësore? Çfarë shkeljes janë bërë në seancat gjyqësore dhe mbi çfarë baze gjykatësi e ka ndërprerë përkohësisht procedurën në këtë rast ? Me çfarë arsyetimi Gjykata e Apelit e ka quajtur të kundërligjshëm vendimin për ndërprerjen e procedurës gjyqësore ? Çfarë thotë gjykatësi i rastit, pala paditëse dhe pala e paditur ? Çfarë thotë Prokuroria? Çfarë pretendimesh për falsifikime e korrupsion ngritin palët për këtë rast?

Gjatë emisionit do të ndiqni edhe rubrikën e monitorimit të rasteve të korrupsionit në të gjitha Gjykatat Themelore të Republikës së Kosovës, përfshirë dhe Gjykatën e Apelit.