Best of “Betimi për Drejtësi”

Author

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Dhjetor 26, 2018

Ndiqeni “Best of “Betimi për Drejtësi””, për të rikujtuar disa nga rastet dhe temat konkrete nga fusha e sundimit të ligjit në Kosovë, të trajtuara nga ekipi i hulumtuesve të këtij emisioni përgjatë vitit 2018.

Për 33 javë ekipi i “Betimi për Drejtësi” ka trajtuar tema të ndryshme në fushën e sundimit të ligjit, të cilat kanë prodhuar ndikim të drejtpërdrejtë, çka kanë pasuar edhe procedura hetimore e largime nga puna të zyrtarëve të lartë.

Gjatë këtij viti janë trajtuar raste dhe tema konkrete të korrupsionit, në të cilat janë përfshirë deri të krerët më të lartë të institucioneve. Hulumtime, analiza, intervista dhe debate të shumta janë zhvilluar me protagonistë të rëndësishëm, duke nxjerrë në shesh probleme, sfida dhe duke ofruar zgjidhje për problemet në sundimin e ligjit. Ndër temat më të veçanta që kanë prodhuar debat publik vlen të theksohen hulumtimet për burgjet, skandalet në inspektoratin Policor të Kosovës, Policinë, Prokurorinë dhe Gjyqësorin si dhe qeverisjen me aktakuza në institucionet publike në Republikën e Kosovës.

Për të gjitha këto dhe më shumë, ndiqni temat e përmbledhura të këtij viti.

Gjatë emisionit do të ndiqni edhe rubrikën e monitorimit të trajtimit të rasteve të korrupsionit, përmes së cilës, çdo javë ju keni informuar se si po trajtohen dhe gjykohen këto raste.

Ekipi i emisionit “Betimi për Drejtësi” do të vazhdojë të hulumtojë raste dhe tema të ndryshme në fushën e sundimit të ligjit që afektojnë jetën e secilit qytetarë.