Bashkëpunimi për drejtësi?

Author

“Betimi për Drejtësi”

Prill 1, 2015

Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi” për bashkëpunimin në mes të institucioneve të drejtësisë dhe bashkëpunimin juridik ndërkombëtar në luftimin e krimeve. Cilat janë problemet e bashkëpunimit në mes të institucioneve të drejtësisë? Cilat janë problemet në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar? Si arrestohen ushtarët e UÇK-së me fletë arreste ndërkombëtare të lëshuar nga Serbia? Çka po ndodhë me ekstradimet? Sa ndikon profesionalizmi i policisë, prokurorisë dhe gjykatave në realizimin e arrestimeve ndërkombëtare? Ku është i dënuari Xhabir Zharku? Pse ende nuk arrestohet në Suedi? A është Zharku i paarritshëm për drejtësinë kosovare? Si ndikon mungesa e anëtarësimit të Kosovës në Interpol, Europol dhe organizatat tjera ndërkombëtare?

Për të diskutuar për këto tema mysafirë të Betim Musliut janë:
1. Veton Elshani – Drejtor i ILECU-t në Kosovë
2. Armend Hamiti – Koordinator për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në PTh të Prishtinës
3. Vehbi Kashtanjeva – Gjykatës në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe
4. Arbër Gegaj – Drejtor i Departamentit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në MD.

Si zakonisht gjatë emisionit do të shfaqen tre prej personave më të kërkuar nga organet policore në rubrikën “Në Kërkim”.