AVOKATËT E PRIVILEGJUAR

Author
Tetor 19, 2016

Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi” për angazhimin e avokatëve sipas detyrës zyrtare. Problemet me avokatët që angazhohen me të njofshëm në rastet sipas detyrës zyrtare, po vazhdojnë të krijojnë listën e avokatëve të privilegjuar, të cilët natyrisht se edhe kompensohen kogja mirë. Në këtë emision do të ndiqni hulumtimin e ekipit “Betimi për Drejtësi” për angazhimin e avokatëve sipas detyrës zyrtare. Do të ndiqni se kush janë avokatët që po vazhdojnë të privilegjohen nga gjykatësit, prokurorët dhe policia? Sa janë përfitimet e këtyre avokatëve nga buxheti i shtetit? Si është e mundur që avokatët brenda një dite të përfaqësojnë sipas detyrës zyrtare edhe nga 4 lëndë në Departamentin e të Miturve? Sa janë ata efikas dhe efektiv në ofrimin e mbrojtjes ligjore? Sa avokatë po ndiqen në procedurë disiplinore për shkak të shkeljeve me rastin e angazhimit sipas detyrës zyrtare?Çfarë ndodhë kur në këto raste angazhohen avokatët prej gjykatësve dhe prokurorëve, të cilët gjithashtu bëjnë shkelje? Pse gjykatësit dhe prokurorët nuk janë ndjekur për këto shkelje? Çfarë është ndërmarrë nga institucionet e drejtësisë që të rregullohet çështja e angazhimit të avokatëve sipas detyrës zyrtare? Kush janë avokatët që po e kundërshtojnë Rregulloren për caktimin e avokatëve sipas detyrës zyrtare?

Para hulumtimit, do të ndiqni rubrikën e monitorimit të rasteve të korrupsionit nga ekipi i hulumtuesve të emisionit “Betimi për Drejtësi”. Në këtë rubrikë do të përfshihen të gjitha rastet e korrupsionit të monitoruara dhe raportuara nga ekipi i “Betimi për Drejtësi” prej periudhës 10 deri më 14 tetor 2016. Për të mësuar më shumë për të gjitha detajet e këtyre raportimeve veç e veç, vizitoni uebsajtin www.betimiperdrejtesi.com