Arrestimet e kundërligjshme rreth pandemisë

Author

“Betimi për Drejtësi”

Prill 25, 2020

Prishtinë – Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi” lidhur me arrestimet e kundërligjshme rreth pandemisë.

Gjatë kësaj kohe kur bota po përballet me pandeminë e koronavisurit Covid-19, institucionet kanë marrë vendime, të cilat kanë kufizuar lirinë e lëvizjes, duke karantinuar qytete dhe zona të caktuara me qëllim të mos përhapjes së këtij virusi. Të gjithë qytetarët apo bizneset që nuk kanë zbatuar këto vendime janë përballur me veprime ligjore, duke iu shqiptuar gjoba apo duke i arrestuar shkelësit. Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila shpalli kundërkushtetues vendimin e Qeverisë për kufizimin e lirisë së lëvizjes për shkak të pandemisë, prej 14 prillit e tutje, vendimet për kufizimin e lirisë së lëvizjes dhe karantinimin e qyteteve të caktuara, janë marrë nga Ministria e Shëndetësisë. Për shkak të mos respektimit të këtij vendimi, ka pasur qindra arrestime të qytetarëve. Në lidhje me këto arrestime, Paneli Këshillues i Ekspertëve Ligjor të Kosovës, ka bërë një reagim publik, duke i konsideruar arrestimet si të kundërligjshme.

“Betimi për Drejtësi” ka trajtuar temën e ligjshmërisë së këtyre arrestimeve si dhe shkeljen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve me rastin e këtyre arrestimeve. Gjatë emisionit do të ndiqni intervista me anëtarët e  Panelit Këshillues të Ekspertëve Ligjor të Kosovës – që njihet si LEAP Kosova, Avokatin e Popullit si dhe Policinë e Kosovës. /BetimipërDrejtësi