Arrestimet e deputetëve

Author

“Betimi për Drejtësi”

Nëntor 18, 2015

Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi” për ngjarjet e fundit në Kuvendin e Kosovës, arrestimet e deputetëve dhe protestën e opozitës. Cili ishte bilanci i protestës së opozitës brenda dhe jashtë Kuvendit të Kosovës? Sa deputetë, policë dhe qytetarë janë të lënduar gjatë protestës? Pse nuk u lëshuan fletë arrestet për deputetët e Kuvendit ditë më parë, por u lëshuan pas thirrjeve publike të Kryeministrit Isa Mustafa dhe Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm, Hashim Thaçi që të veprojnë institucionet për zbatimin e ligjit? Pse u arrestua deputetja Donika Kadaj Bujupi? Pse iu caktua masa e arrestit shtëpiak prej 30 ditësh? A kanë imunitet deputetët për veprimet e ndërmarra brenda dhe jashtë Kuvendit  në ngjarjet e fundit? Pse nuk u arrestuan deputetët Albin Kurti, Faton Topalli dhe Albulena Haxhiu, për të cilët Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar fletë arreste? Si u paraqit Kurti në protestë dhe pse nuk u arrestua? Veprimet e policisë dhe prokurorisë a ishin në përputhje me ligjin? Drejtësia a po zbaton standarde të dyshimta ndaj deputetëve të opozitës? Çfarë ndodhi me granatën e dorës të hedhur tek Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës? A ka ndërlidhje hedhja e kësaj granate me protestën e mërkurës, me akte të dyshimta terroriste apo çfarë? A po kërcënohet vendi prej sulmeve terroriste?

Për të diskutuar për këtë temë, mysafirë të Betim Musliut janë:

Admir Shala, Prokuroria Speciale re Republikës së Kosovës
Baki Kelani, Policia e Kosovës
Tomë Gashi, Avokat