Anomalitë e sistemit të drejtësisë

Author

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Janar 26, 2019

Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi” për anomalitë e sistemit të drejtësisë në Kosovë.

Ndiqni dy hulumtime të ndara që dëshmojnë anomalitë e zbatuesve të ligjit. Në hulumtimin e parë, ndiqeni se si dhe pse ishte shkatërruar arma me të cilën dyshohej se ishte kryer vrasja në lokalin “Bon Vivant”, në Prishtinë.

Si ka mundësi që të zhvilohet gjykimi dhe tek në fund të kuptohet nga gjykata se arma me të cilën dyshohet se është kryer vrasja është shkatërruar tre muaj para se të ngritet aktakuza?

Çka thonë për këtë palët e përfshira në këtë proces gjyqësor?

Kush dhe për çfarë arsyesh ishte vendosur të asgjësohej arma?

Në hulumtimin e dytë do të ndiqni se si drejtësia vazhdon të tregon dhëmbët ndaj të ligëve ndërsa nuk ka fuqi të përballet me profilin e lartë të korrupsionit.

Si janë akuzuar dhe dënuar dy persona për shkak se kishin blerë pula, gjela dhe akumulator, të cilët kishin qenë të vjedhur?

Sa kanë kushtuar këto pula, gjela dhe akumulatori e sa ka kushtuar investimi i shtetit për ti ndjekur dhe gjykuar të akuzuarit?

Gjatë emisionit do të ndiqni edhe rubrikën e rregullt të monitorimit të rasteve të korrupsionit në të gjitha Gjykatat e Kosovës.