AMNISTIA E KORRUPSIONIT NË KOSOVË

Author

“Betimi për Drejtësi”

Prill 15, 2014

Në emisionin “Betimi për Drejtësi” ndiqni debatin për Amnistinë e Korrupsionit në Kosovë.

Sa ka veprimtari korruptive në Kosovë? Sa këto veprimtari korruptive po hetohen, po ndiqen dhe po gjykohen? Rastet të cilat janë në punë duke u hetuar nga prokurorët a e paraqesin korrupsionin e vërtetë që zhvillohet në Kosovë? Apo, korrupsioni i vërtetë nuk po ndiqet fare? Si kanë amnistuar prokurorët vepra korruptive në kundërshtim me Ligjin për Amnisti? Pse nuk ka ndjekje të nivelit të lartë të korrupsionit politik? Çka tregojnë statistikat për zgjidhjen e rasteve të korrupsionit? A po ndiqen vetëm rastet e 5 eurove, 10 eurove, apo një dreke rryshfeti? Çfarë rastesh dërgon Agjencia Kundër Korrupsionit në Prokurori dhe si hudhen ato me lehtësi? Si politikanët i thërrasin në telefon për të ndikuar prokurorët dhe gjykatësit? A kanë guxim ata të merren me ndjekjen dhe gjykimin e politikanëve të korruptuar? Çfarë rastesh të korrupsionit gjenden në punë dhe që pritet të gjykohen?

Mysafirë të Betim Musliut për të diskutuar për këto tema janë:

1. Laura Pula, Koordinatore kundër Korrupsionit në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit

2. Drita Hajdari, Ish-Koordinatore kundër Korrupsionit në Prokurori të Shtetit, tash prokurore në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (prokurorja që e ka lëshuar debatin)

3. Hamdi Ibrahimi, Kryetar i Gjykatës Themelore të Prishtinës

4. Hasan Preteni, Drejtor në Agjencinë Kundër Korrupsionit

“Betimi për Drejtësi” është emision i specializuar për fushën e sundimit të ligjit, i cili prodhohet nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) – organizatë joqeveritare dhe jofitimprurëse dhe Radio Televizioni Publik i Kosovës (RTK).