Akuzat për ndërhyrje në aktakuzën Pronto

Author

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Nëntor 21, 2018

Prishtinë – Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi” për “Akuzat për ndërhyrje në aktakuzën Pronto”.

Pse Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, akuzohet nga prokurorët e tij për ndërhyrje në aktakuzën Pronto?Pse Kryeprokurori Lumezi takoi dhe bisedoi me të akuzuarit e aferës Pronto për aktakuzën e ngritur? “Na jemi takuar me Besim Beqajn në një aheng dhe kemi diskutuar dhe ai ka qenë i shqetësuar për hetimet”, kishte thënë Lumezi në gusht të këtij viti. Çfarë i shkruan prokurorja Drita Hajdari Kryeprokurorit Lumezi për “selamet” e tij përmes prokurorit Lulëzim Sylejmani që ta rishqyrtojnë aktakuzën e Prontos? Si janë kërcënuar prokurorët e task forcës për hetimin e aferës Pronto me disiplinim?

Gjatë emisionit do të ndiqni edhe rubrikën e monitorimit të rasteve të korrupsionit të përgatitur nga hulumtuesit e emisionit “Betimi për Drejtësi”.