Akuzat për arratisjen e Sami Lushtakut nga burgu

Author

“Betimi për Drejtësi”

Prill 25, 2018

Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi” për akuzat në rastin e arratisjes së Sami Llushtakut nga Burgu i Dubravës. Si ka funksionuar Qendra Korrektuese e Dubravës në kohën e arratisjes së Sami Lushtakut? Çfarë veprimtarish të kontrabandës, drogave e korrupsionit me beneficione të të burgosurve kanë ndodhur në Burgun e Dubravës? Si ka mundësi që një pjesë e të dënuarve dhe paraburgosurve kanë qëndruar më shumë në spitale sesa në burgje? Çfarë sistemi shëndetësor ka në burgje dhe çfarë akuzash janë ngritur për keqpërdorim të udhëzimeve të mjekëve? Për çfarë akuzohet ish-drejtori i Qendrës Korrektuese të Dubravës Ismail Dibrani në rastin e arratisjes së Sami Lushtakut? Çfarë përgjegjësish kanë ekzistuar në zingjirin e menaxhmentit në Shërbimin Korrektues dhe Qendrën Korrektuese të Dubravës sa i përket personave të paraburgosur? Kush e kishte lejuar Sami Lushtakun të shkojë në QKUK? A ishte kjo përgjegjësi e menaxhmentit të Burgut të Dubravës apo e Gjykatës? Çfarë akuzash ka ngritur prokuroria? Çfarë thotë ish-drejtori i Burgut të Dubravës, tani i akuzuar në grupin e 24 personave të akuzuar për arratisjen e Lushtakut? Për këto dhe më shumë, ndiqeni intervistën me Ismail Dibranin, Drejtor i pezulluar i Qendrës Korrektuese të Dubravës.

Në rubrikën e monitorimit të rasteve të korrupsionit, do të ndiqni më të rejat e rasteve të ngritjes së aktakuzave dhe shpalljen e nëntë aktgjykimeve për veprat penale të korrupsionit.