Akuzat e Enver Hasanit

Author

“Betimi për Drejtësi”

Maj 16, 2018

Ndiqeni intervistën ekskluzive të “Betimi për Drejtësi” për akuzat e Enver Hasanit. Kush janë shefat e kryeprokurorit Aleksandër Lumezi, që sipas Hasanit urdhëruan eliminimin e tij nga skena politike? Pse Hasani e akuzon Drita Hajdarin se amnistoi Marjan Demën për të dëshmuar kundër tij? Pse Enver Hasani thotë se akuza ndaj tij ishte kusht që Blerim Isufaj të bëhej kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës? Çfarë shantazhi thotë Hasani se i ishte bërë trupit gjykues nga prokurorja speciale Drita Hajdari? Kë do ta padisë Hasani, për siç i quan ai “poshtërsirat” e bëra ndaj tij?

Për të gjitha këto dhe më shumë, ndiqeni intervistën me ish-kryetarin e Gjykatës Kushtetuese dhe ish-rektorin e Universitetit të Prishtinës, z. Enver Hasani.

Gjatë emisionit ndiqeni edhe rubrikën e monitorimit të rasteve të korrupsionit të përgatitur nga hulumtuesit e emisionit “Betimi për Drejtësi”.