AKTAKUZA E KUNDËRLIGJSHME

Author

“Betimi për Drejtësi”

Tetor 21, 2015

Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi”, i cili shfaq hulumtimin për zhvillimin e një procesi gjyqësor të bazuar në një aktakuzë të kundërligjshme të ngritur ndaj rastit që njihet në publik si rasti kundër djalit të Kryeministrit Isa Mustafa dhe gjashtë të akuzuarve të tjerë. Kur kishin filluar dhe mbaruar hetimet për këtë rast? Kur ishte ngritur aktakuza? Çfarë thonë dispozitat e Kodit të Procedurës Penale për hetimet dhe ngritjen e aktakuzës? Sa seanca gjyqësore janë mbajtur nga Gjykata Themelore në Ferizaj mbi bazën e një aktakuze të kundërligjshme? Çfarë aktgjykimi mori trupi gjykues për këtë rast? Çfarë thotë prokurori special Ali Rexha për ngritjen e aktakuzës së kundërligjshme? Çfarë thonë në Gjykatën Themelore në Ferizaj për këtë aktakuzë dhe proces gjyqësor? Çfarë thonë palët e dëmtuara? Çfarë thonë mbrojtësit e të akuzuarve? Çfarë i shkruan Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Hasani, Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit për ngritjen e aktakuzave të kundërligjshme? Pse Gjykata e Apelit në Prishtinë po i hudh poshtë aktakuzat e ngritura pas afatit ligjor si të kundërligjshme? Çfarë arsyetimesh japin kolegjet penale të Gjykatës së Apelit?

Për të gjitha këto ndiqni hulumtimin e ekipit të emisionit “Betimi për Drejtësi”, i cili e ka përcjell për së afërmi shqyrtimin gjyqësor të këtij procesi. Emisioni udhëhiqet nga gazetarja Bukurezë Surdulli.

Gjithashtu, do të ndiqni se kush janë tre prej personave më të kërkuar nga organet policore në rubrikën e rregullt “Në Kërkim”.