10 vjet IKD

Author

“Betimi për Drejtësi”

Shkurt 9, 2019

Ndiqeni dokumentarin e përgatitur për 10 vjetorin e Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD).

IKD është organizatë e pavarur joqeveritare dhe jofitimprurëse, e cila në bashkëpunim me Radio Televizionin Publik të Kosovës (RTK) e bashkë prodhojnë emisionin “Betimi për Drejtësi”.

Në dokumentarin “10 vjet IKD” do të shihni rrugëtimin e IKD-së dhe emisionit “Betimi për Drejtësi”, për të cilin rrugëtim do të flasin përfaqësuesit e këtij Instituti, përfaqësues të OJQ-ve, kryetarë të Gjykatave, kryeprokurorë, përfaqësues të mediave, analistë dhe përfaqësues të ambasadave.

Gjatë emisionit do të ndiqni edhe rubrikën e monitorimit të trajtimit të rasteve të korrupsionit, përmes së cilës, çdo javë ju keni informuar se si po trajtohen dhe gjykohen këto raste.