Ehat Miftaraj dhe Kujtim Kërveshi thonë se kushdo që ka dënim të formës së prerë në tre vitet e fundit, s`mund të kandidojë në zgjedhje

BeFunky-collagefsdfsdfrw (1)
Author

Raporton: Lavdim BAJRAKTARI

Janar 13, 2021

Prishtinë – Në një tryezë virtuale të organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me temën se “Kush ka drejtë të kandidojë në zgjedhje?”, drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj dhe avokati Kujtim Kërveshi, thanë se kushdo që ka një dënim të formës së prerë në tre vitet e fundit, nuk do të mund të kandidoj në zgjedhje.

“Kushdo që është shpall fajtor në tre vitet e fundit nuk ka çka kërkon në procesin zgjedhor aktual”, tha Kërveshi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Po ashtu, edhe Miftaraj tha se kjo ndalesë vlen pavarësisht nëse dënimi i shqiptuar është me burg, kusht apo gjobë.

Gjithashtu, Miftaraj tha se viteve të fundit, në Gjykatën Kushtetuese është ndërtuar një praktikë e keqe, për dallim nga praktikat e kaluara që tha se kanë qenë të mira, çka tha se e shtron nevojën që Kuvendi i Kosovës të sigurohet që në Gjykatën Kushtetuese të jenë gjykatës kredibil dhe me përvojë.

Një nevojë e tillë, sipas Miftarajt, bëhet edhe me e domosdoshme pasi që qytetarët e Kosovës nuk mund t’i atakojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. /BetimipërDrejtësi