Edhe në fjalën përfundimtare, mësimdhënësi kërkon kompensim të pagës jubilare, shpenzimet e udhtimit dhe kualifikimit   

Raporton: Arbenita RRAHMANI

Lipjan- Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan, të enjten ka përfunduar gjykimi në rastin ku mësimdhënësi S.M. po kërkon nga Komuna e Lipjanit, që t’ia kompensojë pagat jubilare, kompensimin e shpenzimeve të ushqimit, shpenzimeve të udhëtimit dhe kualifikimit.

Kërkesën në fjalë, pala paditëse e paraqiti edhe në fjalën përfundimtare, përmes të autorizuarës së tij, avokates Nazmije Aliu, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Aliu, ndër të tjerash në fjalën përfundimtare ka thënë se gjatë zhvillimit të procedurës lidhur me këtë çështje kontestuese, në mënyrë të argumentuar duke u bazuar në prova materiale u dëshmua se paditësit i takon e drejta për kompensim në pagë jubilare, shpenzime të udhëtimit, ushqimit si dhe kompensimin në bazë të kualifkimit, gjerësisht ndyshimin të pagesë shtesë për kulaifikim të cilen paditësi nuk e ka marrë më herët.

Sipas saj, këto të drejta i takojnë palës paditëse duke u bazuar në Kontraten Kolektive, e cila është nënshkruar me 18 maj 2017, e cila kontratë ishte në fuqi në kohën kur ishte ngritur padia.

Me ç’rast ka thënë se, konsideron se kërkesëpadia është bazuar juridikisht, ndërsa lartësia e kërkesëpadisë është përpliuar duke u mbështetur në ekspertizën financiare të cilën e ka përpiluar eksperti financiar Ali Gashi.

Mbi këtë bazë, Aliu gjykatës  i propozoi që ta obligoj palën e paditur që të bëjë kompensimin sipas parashtresës me të cilën e ka precizuar kërkesëpadisë si dhe përmirësimeve në këtë seancë.

Në fund, shpenzimet e procedurës i kërkoj dhe atë sipas tarifes së Odes së Avokatës të Kosovës, për padi 104 euro, për dy seanca gjithësej 270 euro, për precizim të kërkesëpadisë 104 euro, për ekspertizë financiare 130 euro si dhe taksë për padi dhe aktgjykim aq sa do t’i caktojë gjykata.

Në anën tjetër, e autorizuara e të paditurës, Fatime Mustafa në fjalën përfundimtare ka thënë se edhe me tutje mbetët pranë kundërshtimeve në seanca gjyqësore dhe përgjigje në padi, duke shtuar se kërkesa për pagë jubilare e paditësit është e parashkruar pasi që sipas saj, në kohë kur është ushtruar e njëjta paditësi i ka pasur 26 vite përvojë pune, e që do të thotë se sipas tij, kërkesën e ka bërë me vonesë gjashtë vite nga dita e arritjes për pages sipas Kontrates Kolektive.

Tutje, Mustafa ka thënë se, sa i përket kualifikimit pjesësisht kërkesa e paditësit është e parashkruar kështu që konsideron se gjykata do të ketë parasysh nëse eventualisht e miraton kërkesëpadinë e padtësit, të llogaritet varianta e dytë nga data 19 janar 2019 deri më 31 dhjetor 2021.

Prandaj, mbi të gjitha, Mustafa tha se, e paditura e konteson në tërësi kërkesëpadinë e paditësit si të pabazuar duke u bazuar në faktet e cekura në përgjegje në padi dhe kundërshtimeve gjatë seancave gjyqësore.

Në fund, i propozoj gjykatës ta refuzojë në tërësi kërkesëpadinë  e paditësit si të pabazuar.

Procedura në këtë çështje u përfundua, gjykata në afatin ligjorë do ta dërgojë vendimin  me shkrim tek palet.

Sipas padisë së ushtruar më 4 tetor 2019, paditësi Sejdi Mehmeti po kërkon nga e paditura Komuna e Lipjanit përkatësisht Drejtoria Komunale e Arsimit kompensimin e pages jubilare, komepnsimin e shpenzimeve të ushqimit dhe shpenzimeve të udhëtimit.

Në padi thuhet se, paditësi është në marrëdhënie pune në Gimnazin “Ulpiana ” në Lipjan atë me kontratë pune të përhershme dhe atë është i sistemuar në poziten profesor, i lëndës së kimise, pasi që i njëjti është i kualifikuar, ka të kryer fakultetin e kimisë në UP .

Sipas padisë, paditësi ka përvojë pune mbi 20 vjeçare ku edhe më tutje vazhdon të punojë në Gjimnazin “Ulpiana” në Lipjan, mirëpo asnjëherë deri më tani nuk ka marrë pagën jubilare për përvojën 20 vjeqare në këtë institucion.

Gjithnjë sipas padisë, meqenëse e paditura bë mënyrë vullnetare nuk e ka përmbushur detyrimin e saj në raport më paditësin atëherë është i detyruar që më padi të kërkoji mbrojtje juridike nga gjykata e që përmes aktgjykimit po kërkon të miratohet në tërësi kërkesëpadia e paditësit si e bazuar dhe të obligohet e paditura që t’ia paguaj shpërblimin jubilar si dhe të bëjë kompensimin e shpenzimeve dhe udhëtimit në kamatën ligjore prej 8%./BetimipërDrejtësi

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë