Edhe 24 të vdekur e 357 të infektuar me COVID-19

Author
Shtator 14, 2021

Në 24 orët e fundit kanë vdekur edhe 24 pacientë të prekur nga COVID-19. Ndërkaq, janë infektuar edhe 357 qytetarë të tjerë.

Kjo është bërë e ditur të martën nga Ministria e Shëndetësisë, e cila ka publikuar raportin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Në 24 orët e fundit janë testuar mbi 7 mijë qytetarë derisa vaksinën anti-COVID e kanë marrë edhe 20 mijë e 144 qytetarë.

14 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.144 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.066.947 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 369.033 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 7.027 testime, 357 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 24 raste të vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 1.498 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 138.950.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 15.835.
➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun: