Obiliq – Policia e Kosovës në Obiliq ka arrestuar dy persona pasi që të njëjtit dyshohet se kishin vjedhur 200 litra derivate.
Në raportin 24-orësh të Policisë, thuhet se të dyshuarit kishin vjedhur derivate nga një kamion me targa vendore, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Kurse bëhet e ditur se të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar, nën dyshimin se nga rezervarët e një kamioni me targa vendore kanë vjedhur rreth 200 litra derivate. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./BetimipërDrejtësi