Dyshohet se sulmoi fizikisht dhe kanosi me vrasje ish-të dashurën, arrestohet një grua në Gjilan

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Gjilan- Policia e Kosovës (PK) njofton se është arrestuar një grua në Gjilan, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht dhe kanosur me vrasje ish-të dashurën.

Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të policisë, ku thuhet se rasti kishte ndodhur në periudhën maj-shtator 2022, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Gjilan, maj – shtator 2022. Më 21.09.2022 viktima femër  kosovare ka raportuar se pas disa mosmarrëveshjeve mes tyre, është sulmuar fizikisht dhe kanosur me vrasje nga ish e dashura e saj e dyshuara femër  kosovare. E dyshuara është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, njofton policia. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë