Dyshohet se nën kërcënimin e thikës tentoi t’i grabiste para një personi, arrestohet 34-vjeçari në Ferizaj

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Ferizaj- Policia e Kosovës (PK) njofton se është arrestuar K.B (34-vjeçar) në Ferizaj, nën dyshimin se nën kërcënimin e thikës, tentoi t’i grabiste para viktimës V.S (34-vjeçar).

Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi nga policia, ku thuhet se ngjarja ka ndodhur të premten në një lokal në Ferizaj, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Policia njofton se rreth orës 11:50 ka pranuar informacion nga qytetarët se përballë një lokali afarist në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj është një rast i grabitjes në proces.

Në lidhje me këtë, policia njofotn se njësiti i stacionit në Ferizaj menjëherë i ka marrë veprimet e nevojshme dhe është nisur në drejtim të vendit të ngjarjes.

“Policia ka arritur që ta arrestojë në flagrancë të dyshuarin me inicialet K.B (M/K) i moshës 34 vjeçar, i cili po mbante nën kërcënim me thikë, viktimën me inicialet V.S (M/K) i moshës 34 vjeçar, për t’ia grabitur një shumë të caktuar të parave”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se i dyshuari fillimisht është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore. /BetimpërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë