Dyshohet se ia mori viktimës 450 euro hua dhe nuk ia ktheu më, arrestohet gjilanasi
Raporton: “Betimi për Drejtësi”
Gjilan- Policia e Kosovës (PK) njofton se është arrestuar një person në Gjilan, nën dyshimin se i njëjti ia mori viktimës 450 euro hua, por të njëjtat nuk ia ktheu më.
Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të policisë ku thuhet se rasti në fjalë kishte ndodhur në rrugën “Adem Jashari” në Gjilan, më 27 qershor 2021, rreth orës 14:00-16:00, raporton “Betimi për Drejtësi“.
“Më datë 05.06.2022 është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti i kishte marrë nga viktima mashkull kosovar në huazim 450€ dhe të njëjtat nuk i kishte kthyer sipas marrëveshjes”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /BetimipërDrejtësi
Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.