Dyshohet se dy persona u sulmuan dhe u kanosën në Vushtrri, rasti nën hetime

policia_kosoves_299031
Author

Raporton: Djellza ZYHRANI

Maj 22, 2020

Vushtrri – Policia e Kosovës (PK) ka raportuar për një rast të sulmit dhe kanosjes në Vushtrri.

Lajmi është bërë i ditur nga raporti 24 orësh, ku thuhet se dy viktima kanë raportuar se janë sulmuar dhe kanosur verbalisht nga dy të dyshuar.

Sipas raportit, rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje.

“Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa rasti vazhdon të hetohet”, bëhet e ditur nga PK. /BetimipërDrejtësi