Dyshohen se sulmuan viktimën pas një mosmarrëveshje, arrestohen dy të dyshuar
Raporton: “Betimi për Drejtësi”
Lipjan- Policia e Kosovës (PK) njofton se janë arrestuar dy persona, pasi të njëjtit dyshohen se pas një mosmarrëveshje, kanë sulmuar viktimën.
Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të policisë, ku thuhet se viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore, raporton “Betimi për Drejtësi“.
“Janë arrestuar dy të dyshuar kosovarë për shkak se pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore”, thuhet në njoftim.
Sipas policisë, në konsultim me prokurorin njëri nga të dyshuarit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa tjetri është dërguar në mbajtje. /BetimipërDrejtësi
Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.